Sekretari i Përgjithshëm i PS, Tualant Balla bëri thirrje që të ruhet konfidencialiteti sa i takon draftit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Balla tha në “Facebook” se komentet duhet të bëhen pasi të dalë raporti përfundimtar.

 

“Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet. Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar. Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin komentet sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.”

 

Reagimi i Ballës erdhi pas lajmit se në raportin e Komisionit të Venecias i jepet të drejtë presidentit Ilir Meta për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *