Partia Socialistë ka nisur punimet e ditës së dytë të Kongresit të saj, në orën 10:00 të kësaj të shtune.

 

Një ditë më parë, të premten punimet e Kongresit u fokusuan tek anëtaret femra të partisë socialiste dhe forcimi i rolit të tyre dhe vendimmarrjes brenda kësaj partie.

 

Ndërkohe në punimet e ditës së dytë në Pallatin e Kongreseve, I pari që mori fjalën ishte sekretari I përgjithshëm Taulant Balla.

 

Ai tha se PS ka një përgjegjësi e po ashtu meritë të madhe në rrugën integruese të vendit. Shqiperia, tha Balla, është gati për hapjen e negociatave dhe nisjen e punës për plotësimin e detyre të anëtaresimit në BE.

 

Balla sulmoi ashpër edhe Presidentin Meta, teksa tha se askush nga mazhoranca nuk e parashikonte që Meta do të katandisej në këtë gjë.

 

Sekretari i PS deklaroi se një aleancë e pështirë I është vënë kundër reformës në drejtësi.

 

 

“Reforma në drejtësi është angazhimi ynë themelor kur erdhëm në pushtet. Meta, Basha dhe Kryemadhi ishin kundër kësaj reforme. Kjo reformë është padiskutim më e rëndësishme sesa pushteti ynë. Ne bëmë një punë të mirë kur ishim me Metën në koalicion por nuk e kishim menduar kurrë se ai do të katandisej në këtë gjëndje në postin e Presidentit. Ne kete mandat ne kemi aleat njerezit e thjeshte te ketij vendi”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *