Taulant Balla komentoi shkurt nëpërmjet një statusi në faqen e tij në facebook, procesin e zgjedhjeve brenda PS-së. Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të kësaj force qeverisëse, Balla shkruan se zgjedhjet në PS po zhvillohen në formën e një debati konstruktiv në çdo organizatë.

 

Debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki.

 

Balla shton se:  Zgjedhjet e brendshme nuk po i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi hapje shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.

 

Zgjedhjet për riorganizimin e PS në të gjitha nivelet I paraprijnë mbajtjes së punimeve të kongresit të partisë në janar të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *