Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka quajtur të papranueshëm reagimin e fortë të presidentit të vendit kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

 

Numri dy i Partisë Socialiste ka akuzuar kreun e shtetit Metën se po pengon plotësimin e vakancave në Kushtetuese.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit në seancën e jashtëzakonshme Balla tha se Ilir Meta ka përdorur institucionin e Presidentit për të atakuar gjyqtarin që ka qenë pjesë e hetimit të dosjes në ngarkim të tij.

 

“Ky president do të mbahet mend gjatë se u vetëtregua si kundërshtari më i madh i gjykatës kushtetuese. Presidenti po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatë që duhet të luajë rolin e vet kushtetuese si mbrojtëse e demokracisë dhe sundimit të ligjit. I bën apel presidentit, është e papranueshme që në cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë me pa të drejtë drejtues të institucioneve të tjera në vend, kushtetuta jonë e ka vendosur në majën e piramidës, por nuk ndodh asgjëkundi që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED edhe pse në rastin në fjalë presidenti duhet të jetë i fundit në këtë vend për tu marrë me Dvroranin, sa kohë që ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Ilir Metës e që në atë dosje Dvorani ka pasur mendim kundër me 4 anëtaret e tjerë. E padrejtë për këdo por më shumë për ne që kemi mandate përfaqësuese, apo presidenti që të përdorë institucionin e Presidentit për të atakuar një ish gjyqtar që ka gjykuar një cështje në ngarkim të tij e që për rastin  në fjalë mund të ketë kërkuar edhe burg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *