Në një moment kur BILD ka paralajmëruar publikimin e përgjimeve të tjera të dosjes 339, PS I ka cilësuar ato si një lojë politike të inicuar nga opozita.

 

Nga foltorja e Kuvendit, kreu I grupit parlamentar i PS, Taulan Balla tha se mazhoranca nuk merret me përgjime pasi ato janë gjë tjetër, sipas tij, por vetëm një shantash që po i bëhet qeverisë.

 

Balla theksoi se fajësinë e dikujt mund ta japë vetëm gjykata dhe askush tjetër.

 

“Të gjitha përgjimet në çdo rast duhet të hetohen në mënyrë të paanshme nga prokuroria dhe nëse kjo e fundit vendos dhe ka prova për të akuzuar dikë, janë gjykatat ato që vendosin nëse dikush është i fajshëm apo i pafajshëm. Është shqetësuese pse hetimet për dosjen e telenovelës së përgjimet janë vonuar dhe si është e mundur që copa prerje, mbivendosje dalin në media. Kjo është lojë politike dhe prokuroria duhet të hetojë kush i ka përdorur ato përgjime për shantazh.”

 

E duke u ndalur tek këto deklarata, Balla nuk I kurseu as sulmet në drejtim të liderit demokrat, Lulzim Basha, të cilin e akuzoi se po kërkon që të pengojë reformën në drejtësi.

 

“Dua t’i kujtoj Lulzim Bashës, i cili për fat të keq e gjej veten subjekt të kësaj pakte ligjore. As paketën ligjore të reformës në drejtësi nuk e pengove dot dhe as paketën kundër pastrimit të parave nuk e pengon dot.”

 

Balla tha se Basha është I vetmi politikan që është thirrur disa herë në prokurori e që asnjëherë nuk shkon pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të.

 

“Ajo që ka ndodhur sot me mos prezantimin pëprara prokurorisë për të disatën herë është i vetmi politikan në Shqipëri që sa herë thërritet nga prokuroria nuk shkon para saj. Kështu kam denoncuar këtu e 12 vite më parë, teksa Basha thërritej nga Prokuroria për të shkuar për të dëshmuar për vjedhjen e shekullit, atë të 230 mln i gjetur fajtor nga hetimi i prokurorisë, por i shpallur  i pafajshëm për shkak të afateve nga ana e gjykatës. Një çështje që është mbyllur për afate, por jo për fajtor. Faji  i 230 mln euro ka për zotërues të vetin Bashën dhe ai fshihej me flet raportin e mjekut dhe raportonte para gjykatës se jam sëmurë. Sot ka gjetur një argument tjetër që nuk vlen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *