Subscribe

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se vëmnedja e shqiptarëve nuk duhet të fokusohet tek deklaratat e presidentit Ilir Meta për grusht shteti dhe “besëlidhje”, por tek procesi i rindërtimit.

 

“Ka individë që harrojnë se halli personal nuk mund të mbivendoset mbi aspiratat e integrimit europian prandja dua t’ju them shumë qartë e do tju kërkoja mirëkuptimin tuaj mos harxhoni më kot me transmetime pa fund të historive idioteske grushte e mos grushte shteti. Duhet të jemi në një moment ku vëmendja e shqiptarëve të jetë tek procesi i rindërtimit.”

 

Mes të tjerash, Balla e cilësoi Metën si një nga aktorët e lidershipit të opozitës, ndërsa shtoi se ai duhet ta ndajë nëse do të jetë lider i opozitës apo President.

 

“Ne nuk kemi një krizë me Presidentin, ka Presidenti një krizë me Ilir Metën dhe këtë krizë të Presidentit me Ilir Metën duhet ta zgjidhë Presidenti me Ilir Metën. Ilir Meta duhet të ndajë nëse do të vazhdojë nëse do jetë një prej liderëve të opozitës apo do të vazhdojë të jetë President i Republikës. Ne nuk kemi asnjë krizë me Ilir Metën. Ilir Meta është një institucion në hetim parlamentar për shkelje të rënda të Kushtetutës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *