Kreu i grupit parlamentar Socialist Taulant Balla ka dalë para Komisionit të Ligjeve për të paraqitur motivet e shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit të Republikës.

 

Sipas Ballës anullimi i datës së zgjedhjeve në mes të fushatës elektorale përbën shkelje të rëndë të ligjit themeltar të shtetit dhe parlamenti duhet te vendose për largimin e presidentit të Republikes.

 

Ne mungese te deputeteve te PD-së dhe të LSI-së, mbledhja u zhvillua pa debate dhe ishte relativisht e shkurter nese kemi parasysh se per here te pare po diskutohet shkarkimi i presidentit te republikes.

 

Të mërkurën e ardhshme komisioni i ligjeve do te vendose nëse ndaj Ilir Metës do të ngrihet apo jo një komision hetimor, i cili do të shqyrtoje nëse presidenti ka shkelur apo jo kushtetutën për të vazhduar me pas me votimin për shkarkimin e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *