Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla paralajmëroi penalitete të rënda për këdo që do tentojë të prishë procesin zgjedhor në Shqipëri.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se zgjedhjet nuk janë as të socialistëve as të demokratëve.

 

Duke qëndruar në unison me deputeten Rudina Hajdari, kreu I grupit të PS I kërkoi komisionit të reformës zgjedhore që të nisë menjëherë nga puna dhe të mos humbasë më kohë.

 

“Dua të kujtoj kush hakërrehet në sheshe apo rrugës se në Shqipëri nuk ka më budallenj në Shqipëri që të bëjnë burg për Sali Berishën apo Lulzim Bashën, që të dëgjojnë Lulin e Monikën. Zgjedhjet nuk janë të PS. Qesharake duket historia që nënkryetari i PD sulmon vendin për partikraci, i ka pasur të gjitha mundësitë për ta ndryshuar këtë, Partisë nënë thuaji që Patozi është i juaji jo i ynë. Ne s’e mbështesim, është kundërshtari jonë. Nga ta dimë ne që nuk është punë e Sali Berishës? Le t’i ashpërsojmë edhe më tej dënimet për çdo kënd që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, 5 vite burg për këdo që tenton të pengojë votuesin që të votojë. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. I bashkohem vlerësimit të Rudina Hajdarit e Musait që ky komision duhet të nisë menjëherë punën. Thirrja ime është të nisim punë menjëherë pa humbur kohë. Kushti i vetëm i PS, vota e shqiptarëve jashtë terroritorit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *