Në një bashkëbisedim me qytetarët në Elbasan, numri dy i soacialistëve, Taulant Balla deklaroi se numri i të punësuarve gjatë viteve të fundit në këtë qytet, është dyfishuar.

Ai theksoi se qarku i Elbasanit është bërë pjesë e projekteve të mëdha. Duke folur për projektet e mandatit të tretë qeverisës, Balla shtoi se Elbasani ka dy gjëra kryesore gjatë periudhës 2021-2025: bypass-i dhe linja hekurudhore.

“Qeveria gjermane ka vendosur të financojë këtu, si asnjëherë tjetër më parë. Do kalojmë në Parlament projektin e madh të kanaleve të zeza. Ajo që ne duhet të transformojmë është kalaja e Elbasanit, që është kalaja më e madhe fushore në Ballkan. Brenda 500 metra katror gjen edhe xhaminë, edhe kishën, etj., prandaj ne do ta transformojmë. Dicka tjetër që është e rëndësishme është se Elbasani 2021-2025 ka dy gjëra kryesore, bypass-i dhe linja hekurudhore, që e ka ndarë në mënyrë të padrejtë në dy pjesë Elbasanin, por që ne kemi një projekt të madh për ta transformuar. Jam i gatshëm të përballem me këdo, politikanë apo analistë, për numrin e punësimeve. Në Elbasan ne kemi arritur thuajse ta dyfishojmë numrin e të punësuarve. Nëse në Elbasan më 2013 kishim rreth 30-40 mijë të punësuar, kjo shumë sot është e dyfishuar. Kjo është një shifër shumë domethënëse.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *