Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, këtë të premte ka qenë i ftuar në një mbledhje në Cërrik, ku ka folur për negociatat me BE-në.

 

Në fjalën e tij Balla është shprehur se refuzimi i bërë nga Franca është njësoj sikur diktatura ti refuzonte të drejtën e studimit një gjimnazisti që kishte mbaruar maturën me rezultate të mira.

 

Ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të PS-së ka falenderuar Gjermaninë për mbështetjen, duke theksuar se shqiptarët dhe të gjithë duhet të ndihen krenare se vendimi nuk lidhet me zbatimin e detyrave të lëna.

 

“Procesi  i anëtarësimit në BE është nje proces i rendesishem.Refuzimi  nga Franca është njëlloj sikur diktatura i refuzonte të drejten e studimit një gjimnazisti që kishte mbaruar maturën me rezultate të mira.Përfitoj ti shpreh mirënjohjen kancelares Merkel dhe qeverisë gjermane për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë e po japin për hapjen e negociatave me BE. Ne të gjithe Shqipërinë ka keqardhje për refuzimin. Por ne jemi krenare qe kjo nuk lidhet me zbatimin e detyrave të lëna. Këshilli i Europës ka rekomanduar hapjen e bisedimeve. Edhe PE 28 nëntor 2018 ka miratuar rezoluten në favor. Por këshilli i PE nuk e miraton hapjen e negociatave. Sikurse Shqipëria ka ndryshuar kushtetutën për të reformuar sistemin e drejtesise Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin. Justifikimi i Frances eshte i pabazuar. Nuk krahasohet numri i azilanteve shqiptare në Francë me numrin e azilantëve në Gjermani. Dhe gjej rastin te falenderoj parlamentin gjerman për vendimin pro Shqiperisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *