Subscribe

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se sjellja politike e liderit të opozitës, Lulzim Basha vjen për shkak të gjyqit që pati në Apel për çështjen e lobimit.

Balla deklaroi se ai nuk duhet marrë seriozisht sepse këtë sjellje shfaq sa herë ndodhet në hall.

“Sa herë që Lulzim Basha ka një gjyq, ka edhe ashpërsim të toneve dhe rikthim te teatri. Sa herë ka gjyq, atëherë edhe Luli shkon tek teatri për të bërë teatër. Mos e merrni seriozisht Lulin asnjëherë. Ai kur ka hall mundohet të kapet pas vagonit të fundit të zhvillimit të pakthyeshëm të Tiranës.”

Deklaratën Taulant Balla e bëri gjatë emisionit “Kapital”, teksa komentoi protestën e artistëve, por jo vetëm, kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *