Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla falenderoi kancelaren gjermane, Angela Merkel për mbështetjen e dhënë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në “Facebook”, Balla tha se Merkel është një simbol besimi që vendi ynë ka tek Evropa.

 

“Shqipëria ka tek Kancelarja Merkel një simbol të besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman. Mirënjohje Kancelares dhe Bundestagut gjerman për vlerësimin dhe për mbështetjen e fortë në rrugën e Shqipërisë sonë drejt anëtarësimit në BE.”

 

Angela Merkel priti në një takim kryeministrin Edi Rama paraditen e kësaj të hëne. Fokusi kryesor i bisedimeve ishte Konferenca e Donatorëve, por edhe hapja e negociatave për vendin tonë.

 

Merkel kërkoi që të arrihet një marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, të dyja vendet kanë arritur shumë dhe e meritojnë një vendim pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *