Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka shprehur keqardhje për presidentin Meta në lidhje me qëndrimet e mbajtura prej tij për reformën në drejtësi.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se reforma është një sukses pasi po vlerësohet nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë.

 

“Më vjen keq që Presidenti i Republikës, e rendit veten në krahun e atyre që reforma në drejtësi nuk ka ecur ashtu siç duhet. Edhe pse të gjitha institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë, nuk ka një partner sot nga SHBA në BE që nuk vlerësojnë reformën në drejtësi.”

 

Balla iu përgjigj presidentit edhe për çështjen e akuzave për mosfunksionim të Parlamentit. Sipas Ballës, Parlamenti është mëse funksional, pasi edhe pse mungon Berisha e Kryemadhi, ata janë zëvendësuar nga Kujtim Gjuzi e Ralf Gjoni.

 

“Apo për më keq se kaq që Parlamenti sipas Presidentit nuk qenka funksional? Pse nuk qenka funksional Parlamenti, se këtu nuk është Monika dhe është Ralfi, apo se këtij Kuvendi i mungojnë fjalimet pa pikë e pa presje të Sali Berishës dhe janë zëvendësuar me fjalimet e ngjashme të Kujtim Gjuzit. Unë nuk shoh ndonjë dallim.”

 

Numri dy I PS, në fjalën e tij u ndal edhe tek zgjedhjet e qershorit. Ai tha se ato do të zhvillohen pasi edhe pse mungon opozita ka shumë parti të tjera që e zëvendësojnë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *