Taulant Balla rikonfirmoi edhe Vizion Plus qëndrimin e Partisë Socialistë  se  Presidenti i Republikes ka shkelur Kushtetuten.

 

Presidenti nuk i njihet e drejta e çdekretimit. Ai ka sjell si argument vitin 2007 per shtyrjen e dates se zgjedhjeve kur ne fakt, ne ate kohe Presidenti kerkoje ndryshimin e kodit zgjedhor.

 

Balla tha se kreu i shtetit i ka mohuar shqiptarëve një të drejtë themelore.

 

 Presidenti i ka mohuar te drejten qytetareve te Shqiperise qe te zgjedhin dhe te zgjidhen. I ka mohuar parimin baze te demokracise

 

Ngacmimeve të Sokol Ballës se Lulzim Basha në datën 20 qershor mbasë nuk paraqitet në prokurori për lobimet ruse pasi është thirrur ne presidencë nga Meta për datën e re të zgjedhjeve, Taulant Balla iu përgjigj me një batutë.

 

Nese ne 2008, per te mos shkuar ne Prokurori, Basha merrte raport tek Ambulanca e lagjes, tani ne 2019 per te mos shkuar ne Prokurori, merr raport tek Ambulanca Ilir Metes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *