Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të njohë rezultatin e procesit zgjedhor dhe të lërë akuzat për blerje votash.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se përpara Shqipëria ka sfida të tjera, të tilla si hapja e negociatave, dhe për këtë duhet bashkëpunim.

 

“Shqipëria fitoi më 25 prill dhe kjo falë qytetarëve të këtij vendi, që në mënyrë masive morën pjesë në zgjedhje dhe që me votën e tyre të lirë i dhanë mandatet e përfaqësimit atyre që garuan për të marrë besimin e thyer. Thirrja ime sot, ndaj të gjithë aktorëve pjesëmarrës në këto zgjedhje është që secili prej nesh ta lexojë me përgjegjësi votën e shqiptarëve. Muajt në vijim janë të rëndësishëm dhe lidhen me suksesin e mbajtjes së Konferencës s Parë në BE. Kemi shanset që në presidencën portugeze, Shqipëria ta mbajë Konferencën e Parë të BE. Ne duhet të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësisë të Shqipërisë në BE. Ne duhet të jemi të ndershëm para shqiptarëve. Nuk tregon ndershmëri, sinqeritet, ku në natën e 25 prillit të dalësh para shqiptarëve dhe të shpallësh fitoren, Basha, Kryemadhi, apo ne. Secili nga ne shpalli fitoren. Thanë që në kuti është vullneti i shqiptarëve. Kur procesi i numërimit filloi, u kthyen në avazin e vjetër që nuk pranojnë rezultatin. Duhet ta lexojnë me kujdes vullnetin e dhënë përmes votës. Marrëveshja e 5 qershorit, ishte kusht nga PD dhe LSI, e ne kemi plotësuar çdo tekë të tyre. Edhe pse LSI shkoi për skrap. Sot, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, si kryetari i shumicës parlamentare në këtë sallë, dua t’i them PD që rezultati është ai që doli nga kutia dhe të gjithë duhet ta lexojmë me vëmendje.”

 

Duke folur edhe për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Taulant Balla u shpreh se për shkak të thirrjeve të tij, ndodhën disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *