Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla e krahasoi procesin e vaksinimit në Shqipëri me atë në Gjermani.

 

Sipas tij, ndonëse me ekonomi jo të njëjtë, vendi ynë është në të njëjtin nivel vaksinimi me shtetin gjerman.

 

“Ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por sot jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë. Nderi është i gjithi i yni që kemi privilegjin e jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë juve, gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen!”, tha Taulant Balla në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *