Subscribe

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla akuzoi opozitën se po pengon rrugën eruropiane të Shqipërisë.

 

Nga lagjia “Vullnetari”, në Elbasan, Balla tha se sa më shumë afron dita për ngritjen e SPAK, aq më keq bëhen aktorët kryesorë të opozitës.

 

 “60% e shqiptarëve mendojnë sot se protesta e opozitës nuk i bën mirë rrugës europiane të Shqipërisë sepse protesta e opozitës nuk është protestë e popullit. Sa më shumë do afrojë dita për ngritjen e Prokurorisë speciale Antikorrupsion, për ngritjen e Gjykatës së re Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë aq më keq do bëhet Saliu e Luli, Iliri e Monika. Për fat të mirë, tashmë të katërt janë bërë bashkë. Ky është një moment historik për shqiptarët, në 30 Qershor të ndëshkojnë me votë këta politikanë që kanë kaq shumë vite që pengojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë”

 

Duke e cilësuar 30 qershorin si një ditë të rëndësishme, Balla i lëshoi një mesazh ironik Presidentit në lidhje me krizën politike.

 

“Iliri duhet t’i bërtasë pak Monikës, t’i thotë mos bëjë më rrëmuja dhe u zgjidh halli. Se thotë, do bëhen rrëmuja. Po kush do t’i bëjë rrëmujat? Gruaja. Po mirë, thuaj gruas mos bëjë rrëmuja dhe rregullohet kjo punë, se pastaj Monika do t’i thotë Lulit dhe u zgjidh. Kështu që, motra dhe vëllezër, 30 Qershori është një ditë shumë e rëndësishme”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *