Subscribe

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ftoi opozitën që të bashkëpunojë me mazhorancën në Parlamentin e ri.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se reforma zgjedhore ka mbetur në mes dhe prandaj shumica dhe pakica duhet të ulen bashkë.

 

“Është në dinjitetin politik të secilëve garues që jo vetëm të njohin rezultatin, por në shtator të punojmë së bashku për vijimin e Reformës Zgjedhore të lënë në mes. Koha kur në Shqipëri votat e shqiptarëve numëroheshin nga numërues politikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Është një hap që duhet ta hedhim. Besoj se edhe PD e LSI, ku unë besoj se do të ketë vetëm një grup parlamentar të opozitës në shtator, të fillojmë menjëherë punën për një komision të posaçëm për vijimin e Reformës Zgjedhore. Sa i përket votës së emigrantëve, ne e kemi votuar, i kemi hapur çelësat, KQZ filloi punën përgatitore, PD kërkoi kohë disa herë për të kthyer përgjigje dhe në fund nuk ktheu kurrë asnjë përgjigje. Kush ka dyshime se PS ka pasur interesa për të penguar votën e emigrantëve, le të shkojë në arkivat e KQZ-së dhe të shohë se kjo që thashë unë është e vërtetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *