Deputeti socialist Taulant Balla e ka vlerësuar si një iniciativë shumë pozitive dhe të nevojshme tryezën e thirrur pasditen e sotme nga kreu i Kuvendit.

 

Balla tha se Meta informoi përfaqësuesit e partive parlamentare mbi negociatat e djeshme. “Për të ardhur keq mungesa e partive parlamentare nga ana e opozitës”, tha Balla.

 

“Kjo vjen në vazhdën e përpjekjeve që dy bashkëkryetatë e Aleancës për Shqipërinë Europiane po bëjnë për të garantuar pjesmarrjen e të gjitha partive politike në zgjedhje”, tha Balla.

 

Dje, shtoi Balla, “kemi pasur në Tiranë dy miq shumë të mirë të Shqipërisë në PE. Dje me ndërmjetësimin e tyre janë zhvilluar disa takime. Në takimin e parë u prezantua një dokument me çështje shumë të rëndësishme për t’iu adresuar palëve. Më pas u zhvillua një raund tjetër bisedimesh për fat të keq në dy dhoma të ndara, do kishim dashur të ishim në nëj dhomë të përbashkët. Ne u njohëm me dy çëshjte të reja, të cilat ishin shumë sensitive për ne. Megjithatë dy bashkëkryetarët pranuan si ndryshime për shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe për disa ndryshime në kabinetin qeveritar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *