“Çdo tentativë e opozitës për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë do të dështojë”, kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS në seancën plenare të kësaj të enjteje.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Balla teksa e cilësoi opozitën si një bandë huliganësh, theksoi se PS nuk do t’ia jap mundësinë Bashës që të përdhosë, sipas tij, Kushtetutën.

 

“Kushtetuta e Shqipërisë është dokument që nuk është llastik që mund ta tërheqësh ose jo. Kushtetuta është aty për tu respektuar dhe PS është në këtë sallë për ta respektuar. Nuk është PS si ato partitë që ju sollën ju këtu dhe tradhëtuan mandatin e shqiptarëve. Aq e sigurt është detyrimi që kemi ne për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor sikurse dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Ne nuk do ti japim kurrë mundësinë Lulzim Bashës dhe bandës së tij të huliganëve të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë. Beteja jonë është për demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.”

 

Në fjalën e tij Balla u ndal edhe tek protesta e të shtunës, nga ku akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun demokrat Lulzim Basha si urdhëruesit e dhunës.

 

“Dhuna e të shtunës së kaluar urdhërohet politikisht dhe kriminalisht nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Përdorimi i bombave molotov kundër institucioneve dhe punonjësve të policisë është akt terrorist. Fakti se numri i protestuesve vjen në ulje nga protesta në protestë është ogur i mirë që pas 30 qershorit edhe PD të ketë mundësi të nisë një histori të re. Historia e vjetër e PD mbaron me 30 qershor. Nuk bën PS marrëveshje në kurriz të Kushtetutës. Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, kodi penal edhe me ndryshimet e fundit i garanton.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *