Mazhoranca i ka kërkuar Radio Televizionit Publik Shqiptar të anulojë kontratën për blerjen e 18 ndeshjeve të Uefa Champion League. Numri dy i PS Taulant Balla ka shfrytëzuar diskutimet për raportin vjetor të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar për t’i kërkuar televizionit publik të tërhiqet nga kjo kontratë.

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Nuk e di pse duhet të harxhojë 1,8 milionë euro televizioni publik shqiptar për të blerë ndeshjet e Champions LEague, që hyjnë në kategorinë e shpenzimeve të luksit. Shqiptarët jetojnë edhe pa e parë Champions League. Jetojnë edhe më mirë nëse nuk shohin Europa League. Nuk mund të toleroj që me këto para mund të ishin blerë sisteme transmetimi për të mbuluar çdo cep të territorit”

Balla  ka vënë në dukje se TVSH po bën shpenzime luksi; 1.8 milionë euro për të blerë 18 ndeshje;  me një kosto që shkon 100 mijë euro për çdo ndeshje pa llogaritur shpenzimet e transmetimit dhe kjo sipas Ballës për të transmetuar jo ndeshjen më të mirë.

Platforma dixhitale Tring, e cila mban të drejtat e transmetimit të Uefa Champion League në vendin tonë që prej vitit 2015, arriti të fitojë sërish të drejtat televizive për këtë kompeticobn të madh edhe për tre edicionet e tjera nga gushti i 2021 deri në qershor të 2024.

Tring ka blere paketen e plotë të transmetimit me 138 ndeshje në sezon, duke përfshirë edhe finalet e superkupës së  Europës. Ndërkohë që kontrata e shumëdebatuar e televizionit publik përfshin vetëm një ndeshje, ditën e mërkurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *