Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, ka kërkuar nga deputetët që të miratojnë rezolutën për Presidentin.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Balla është shprehur se Kuvendi diskuton për herë të parë në 28 vite një rast të tillë.

 

Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së dekreti i Metës është antikushtetues, ndërsa theksoi se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

 

“Dekreti i datës 10 qershor është antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në raport me zgjedhjet presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së tyre. Kuvendi është shfuqizuar nga kjo e drejtë që nga viti 2008. Në Shqipëri qeveria e zgjedhjeve është KQZ-ja. Caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrim i ti dhe jo e drejtë. Periudha zgjedhore është e përcaktuar me ligj. Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të zgjedhë dy data ndërmjet saj. Procedura kushtetuese parasheh konsultën me kryetarët e grupeve parlamentare. nëse ato nuk shfaqin konsesus respektohet vendimi i presidentit i cili ka detyrën të gjejë gjuhën mes palëve. Unë kam propozuar datën 9 ndërsa presidenti këmbënguli se ka vetëm dy data atë 23 dhe 30 qershor. Presidenti më bindi që duhet të zgjidhej mes tyre. Data e zgjedhjeve nuk lidhet me interesat politike por me atë të zgjedhësve shqiptarë. Sqarimi i kompetencës ka rëndësi për të kuptuar sa i kufizuar është presidenti në këtë aspekt. Ai ka kompetencën për dekretimin e zgjedhjeve e cila është një akt me efekt të menjëhershëm. Dekretimi është hapi i parë dhe i fundit i presidentit lidhur me zgjedhjet. Deri në datën 10 qershor janë konsumuar të gjitha procedurat për regjistrimin e subjekteve zgjedhore, ngritjen e administratës së zgjedhjeve, është ndarë koha televizive, janë printuar fletët e votimit. Për të gjitha këto hapa e gjithë kjo kosto nuk mund të zhbëhet me zhdekretim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *