Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbylljes së seancës së jashtëzakonshme ku janë votuar dekretet e presidentit Meta për ndryshimet në qeveri, ka deklaruar sapo Gjykata Kushtetuese të zgjidhë ngërçin e krijuar nga Presidenti, Gent Cakaj, do të jetë ministër i Jashtëm.

 

“Nuk votuam dekretin për ministrin eJashtëm, Gent Cakaj, ai meriton besimin tonë. Sapo Gjykata Kushtetuese të përgjigjet këtij ngërç të krijuar nga Presidentit, ai do të jetë ministër i Jashtëm, deri atëherë Kryeministri ka treguar gatishmërinë për të kontribuar.”

 

Gjithashtu në fjalën e tij Balla deklaroi se opozita edhe këtë herë nuk diti të shfrytëzojë mekanizmat për debatin parlamentar.

 

Sipas tij kërkesa e kolegëve të PD-së dhe të LSI-së për debat duhej të ishte bërë me mocion dhe sipas rregullores së Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *