Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur të padëshirueshëm në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha është një mesazh për ata që duan të pengojnë reformën në drejtësi. Gjatë fjalës në seancën plenare, Balla e quajti këtë një vendim të bukur.

 

“Çdo politikan që është munduar ta pengojë çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, besoj se rasti i djeshëm i ish-kryeministrit Sali Berisha është një shembull për t’u marrë në konsideratë. Atë vendim të sekretarit të SHBA le ta lëmë aq të bukur saç është dhe të mos hymë në asnjë lloj komenti dhe secili ta lexojë siç është vendimi dhe unë mendoj që ne duhet të kuptojmë që SHBA kanë zgjedhur këto lloj instrumentesh për t’i dhënë mesazhe vendeve përkatëse, demokracive përkatëse. Nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, edhe në Rumani kryeparlamentari i Rumanisë u bë pjesë e kësaj liste të zezë të SHBA. Drejtësia duhet të bëjë detyrën e vet sepse janë çështje që i takojnë drejtësisë dhe shpresoj që të bëjë punën e vet pa asnjë ndërhyrje politike, në paanshmërinë e vet.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *