Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla akuzoi partitë opozitare se po bëhen pengesë për emigrantët që të votojnë në zgjedhje.

 

Gjatë një deklarate për gazetarët, Balla deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të bëjë ç’është e mundur që edhe atyre t’u garantohet pjesëmarrja në këtë proces.

 

“Tjetër çështje është edhe ajo e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. PD dhe LSI nuk duan që shqiptarët jashtë vendit të votojnë. Nuk e kuptoj. Uroj të implementohet gjithçka e nevojshme ligjërisht nga KQZ dhe vota e tyre të numërohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *