Balerinat Hiplet nga “Chicago’s creative Media and Digital culture program”që u bënë të famshme në instagram në maj të 2016 duke kërcyer këngën e Jason Derulo “If it aint love”, u shfaqën në javën e modës së Parisit, duke hapur shfaqjen Moncler Gamme Rouge, projektuar nga Giambattista Valli. Sipas markës, koleksioni Moncler Gamme Rouge pranverë 2018 u frymëzua nga vallëzimi bashkëkohor, kështu që ftoi CMDC të performonte në stilin e vërtetë hiplet. Videot në Instagram tregojnë balerinët duke kërcyer me “Lose Control” të Missy Elliot.Një tjetër klip tregoi kërcimtarë që kërcejnë për “Shape of You” të Ed Sheeran.






