Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Manjola Bejleri.

Bejleri e u përball të hënën më 18 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati afro katër orë dha shpjegime të detajuara për balancat negative dhe për dyshimet për fshehjen e një mjeti në emër të vëllait, të cilat i kundërshtoi. Bejleri u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha shpjegime për një pjesë të 30 denoncimeve nga publiku, megjithëse prej Komisionit nuk u relatuan konstatimet e këtyre gjetjeve.

Komisioni konstatoi mosdokumentimin e burimeve të ligjishme që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe totale 104 m2 në vitin 2003 kundrejt vlerës 41 mijë e 440 USD, pasuri e rivlerësuar në vitin 2017 në vlerën 13 milionë lekë.

Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Bejleri ka qenë gjithashtu kryetare e shoqatës së gjyqtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *