Beteja për të larguar xhihadistët e Shtetit Islamik nga pjesa perëndimore e Mosulit do të mbarojë për pak ditë, deklaroi ministri irakian i Punëve të Jashtme, Ibrahim al Jaafari.

 

“Brenda pak ditëve do të dëgjoni lajme për fundin e DAESH-it në Irak”, tha Al Jaafari, duke përdorur akronimin arab për Shtetin Islamik (ISIS).

 

”Siguria po përmirësohet në Mosul, ndërsa numri i sulmeve vetëvrasëse me bombë po bie në qytetin verior me 75 për qind në ditë”, theksoi Al Jaafari gjatë një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të Ligës Arabe në Kajro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *