Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka takuar këtë të hënë punonjësit e nënstacioni eletrik dhe të pompimit, të cilët ndodhen në ditën e pestë të grevës së urisë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Baçi shkruan se grevistët janë të braktisur dhe të vjedhur nga shteti, ndërsa bën thirrje që të ndërhyhet sa më shpejt, në mënyrë që të gjehet një zgjidhje për rastin e tyre.

 

Po ashtu, u shpreh se kauza e punëtorëve në Poçem ka mbështetjen e Partisë Demokratike.

 

“Sot ,ne Poçem, me punonjesit e nen/stacionit elektrik dhe te pompimit te ujit. Ne diten e 5 te grves se tyre te urise. Jane braktisur nga shteti, te harruar te neperkembur, te vjedhur. Ne jemi ne mbeshtetje te tyre”, shkruan Baçi.

 

Edhë naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë këtë të hënë, pasi kërkojnë pagat e prapambetura. Ata paralajmëruan për gjetjen e një zgjidhje imediate, ose në të kundërt do të futen në grevë urie pa afat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *