Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Kolonjës pasi kishin kultivuar kanabis.

 

Shtetasit e arrestuar janë me inicialet B.Z, 55 vjeç dhe B.Z, 27 vjeç, të dy banues në fshatin Skorovot, në Ersekë.

 

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në tokat në pronësi të tyre, në afërsi të banesës, janë gjetur të kultivuara në gota plastike një sasi fidanësh të dyshuar si Cannabis Sativa, si dhe 17 copë fishekë luftarak e aksesorë të ndryshëm elektrik që dyshohet se përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

 

Ndërkohë në pranga ka rënë gjithashtu edhe kryeplaku I fshatit, shtetasi N.L, 62 vjeç me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *