Një vajzë tre-vjeçare ka mbetur e bllokuar në një banesë në katin e pestë të një pallati në qytetin e Fierit.
Ajo ishte lënë vetëm nga i ati, i cili kishte dalë jashtë për të bërë pazar, por kishte harruar çelësin brenda.
Të qarat e fëmijës alarmuan fqinjët, të cilët lajmëruan policinë. Forcat zjarrfikëse u detyruan të hyjnë në banesë nga ballkoni, duke qetësuar fëmijën e duke bërë të mundur edhe hapjen e derës.