Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa ka festuar dje përvjetorin e tij të 50-të.E dimë, askush s’e besoi këtë shifrën më lart derisa pamë tortën dhe qirinjtë mbi të. Një pjesë e mirë e fansave të Dua-s e kanë fiksim babain e saj dhe prandaj, e shohin me aq kërshëri sa dhe vetë këngëtaren.Si e pret ditëlindjen babai më i famshëm i momentit?

 

Sigurisht që me një super super festë! Dua dhe gjithë pjesa tjetër e familjes duket se kishin menduar një festë surprizë për të atin dhe gjithçka ka shkuar sipas planit.Fillimisht familja Lipa e filloi me një darkë private.

 

Vetë Dukagjin Lipa postoi në Instastory disa foto nga atmosfera aty- dhe nuk kishte as një ide që festa e vërtetë s’kishte filluar ende!Miqtë dhe të afërmit duket se po prisnin familjen bashkë me djaloshin e ditëlindjes në shtëpinë e kthyer në disko.Siç duket nga foto, ish-këngëtari i grupit ODA s’i mban dot emocionet kur sheh surprizën! Pjesa më e bukur mbetet ajo e tortës.

 

Dua, e veshur me një fustan të gjelbër shfaqet drejt të atit me tortën në dorë, ndërkohë që dëgjohen zëra që thonë:

 

“Mendo një dëshirë, mendo një dëshirë!”“Të gjitha dëshirat e mia janë plotësuar!”- përgjigjet ai dhe kush mund t’i mbante brohoritjet?Çfarë mund të kërkojë më tepër një baba përveçse një familjeje të lumtur dhe një vajzë me 2 çmime Grammy në moshën 23 vjeçare?!

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *