“Është lumturi shumë e madhe të bëhesh baba në moshën 80- vjeçare”, është shprehur aktori i madh amerikan Robert De Niro, teksa ka folur për vajzën e tij të vogël, vetëm 9- muajshe. Në një intervistë të fundit, babai i shtatë fëmijëve zbuloi një lidhje të thellë emocionale që kishte me Gia Virginia-n, të voglën. Ai u shpreh se ajo ka pasur një ndikim të madh në jetën e tij emocionale nëntë muajt e fundit.

Gjatë bisedës për eksperiencën e tij më të fundit të prindërimit, ylli i “Killers of the Flower Moon” u përlot si asnjëherë më parë. “Të gjitha shqetësimet apo problemet që mund të kem më largohen sapo shoh Virginia-n time. Është e mrekullueshme”, u shpreh De Niro.

Besohet se Tiffany dhe Robert u takuan për herë të parë në vitin 2015 ndërsa punonin së bashku në filmin “The Intern”.

Ajo kishte një rol të vogël në film si një instruktore Tai Chi, që ndihmon personazhin e Robertit. Në gusht 2021, Robert dhe Tiffany u panë së bashku gjatë një pushimi romantik në jug të Francës. Dashuria e tyre për njëri-tjetrin ishte e dukshme teksa ata mbanin duart ndërsa shëtisnin nën rrezet e diellit dhe më vonë ndanin puthje në bordin e një jahti.
Aktori i njohur ka edhe gjashtë fëmijë të tjerë me ish-gruan e tij Diahnne Abbott, ai ka Drena, 51- vjeç dhe Raphael 46- vjeç. Me ish-gruan Grace Hightower, ka Elliot 25- vjeç dhe Helen 11- vjeç. Gjithashtu ka edhe binjakët Aaron dhe Julian, 27- vjeç, me Toukie Smith.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *