Vendi
Baba i dy fëmijëve, 43-vjeçari ishte nisur për fikur zjarrin në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” kur u aksidentua, ndërroi jetë rrugës për në spital

Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë i regjistruar këtë martë në rrugën Maqellarë-Peshkopi.
Bledar Spahiu, 43 vjeç, humbi kontrollin e makinës dhe mjeti doli nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Reklamë
Spahiu, baba i dy fëmijëve, u plagos rëndë ku fillimisht ju dha ndihma e parë në spitalin rajonal të Dibrës dhe më pas u nis me helikopter drejt Traumës, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.
Bledar Spahiu është punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë për tju bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




