Subscribe

Drafti i ri i Kodit Penal ka kaluar për shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë tek Komisionet Parlamentare me një propozim që ndalon montazhin e pamjeve të një personi pa pëlqimin e tij, ose siç njihen ndryshe në të gjithë botën “meme”. Në draftin që qarkullon në media, parashikohet një gjobë e majme që varion nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë deri në një vit heqje lirie.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, lidhur me këtë çështje, avokati i njohur Sajmir Vishaj është shprehur se disa portale nuk kanë lidhje me gazetarinë. Ai shton se nuk mund të lejohet të cënohet figura e askujt.

 

“Sot, ka disa portale të cilët nuk kanë asnjë lidhje drejtpërsëdrejti me gazetarinë dhe nuk mund të lejohet që këto, pavarësisht se janë online, një rrjet social, nën petkun e një gazetari, të fyejë, të cënojë imazhin e kujdoqoftë, me anë të montimeve apo shpifjeve. Në qoftë se do të kishim një media në Shqipëri, të kishim një kod. Nuk kemi një media të kemi një Kod Etik të gazetarit. Në qoftë se ky Kod Etik, jo i vetëprodhuar nga një grup interesi, por ligjor, atëherë do të kishim ne media të cilat do të mbanin vetë përgjegjësi për një lajm të servirur, qoftë kjo shpifje apo fyerje për të cënuar imazhin e dikujt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *