Avokati Zaçe Islami i bëri apel shqiptarëve që të mos mbajnë maskë përkundër vendimit të qeverisë për ta bërë atë të detyrueshme në ambjente të hapura dhe të mbyllura.

Islami që është edhe activist i shoqërisë civile tha në emisionin “7 pa pesë” se maska është e dëmshme dhe se kjo është vërtetuar edhe nga mjek, studiues deri edhe nobelistë të fushës.

Ai kërkoi që qytetarët të reagojnë dhe të dalin në proteste pasi kjo është një masë që shkel Kushtetutën dhe si rrjedhojë edhe të drejtat dhe liritë e njeriut.

Sipas tij qytetarët duhet të bëjnë kujdes për shëndetin e tyre por nuk mund të detyrohen të mbajnë maskë , aq më tepër që kur ajo është e dëmshme.

Avokati Zace Islami shkoi edhe më tej teksa e quajti kryeministrin Rama një kuisling të kapur nga masonët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *