Plotësimi i vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të lartë mbetet kyç për funksionimin e plotë të drejtësisë. Nxjerrja nga ngërçi e këtyre dy institucioneve është bërë edhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara që kanë ushtruar vazhdimisht presion.

 

Avokati Saimir Vishaj u shpreh në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se kur reforma në drejtësi të arrijë kulmin, korrupsioni do të minimizohet.

 

“Nuk ka më kthim mbrapa. Jemi në ngjitje me sukseset e kësaj reforme. Në fillim të vitit 2022, do të prodhojmë një produkt që dëshirojmë. Nuk do të ketë më korrupsion. Ne nuk themi që do ta zhdukim korrupsionin, por po deklarojmë që do ta minimizojmë këtë korrupsion.”

 

Vishaj përshëndeti më tej Kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili propozoi vetting të përhershëm për të gjithë magjistratët.

 

“Unë përshëndes Prokurorin e Përgjithshëm. Më në fund ka filluar një decantrilizim i Prokurorisë. Sot, Prokuroria është e pavarur. Por duhet të mësohemi që efektet nga ajo “ngjitje mali” që tha sot ambasadorja amerikane po vazhdojnë. Kur të arrijmë në pikën kulminante, shqiptarët do ta kuptojnë që reforma ka dhënë produktin e saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *