Avokati mbrojtës i Rexhep Rrajës, Ilir Murati pas rrëzimit të kërkesës nga ana e Gjykatës së Apelit hodhi akuza se vendimi erdhi si rezultat i presionit politik.

 

Ai tha se Rexhep Rraja nuk ka bërë asnjë vepër të rëndë penale por gjykata është nën presion politik për ta mbajtur në burg.

 

“Është një momet që gjykata dhe prokuroria janë nën presionin e politikës nuk japin më vendime të sakta. Për me tepër klitenti im nuk ka bërë asnjë vepër të rëndë penale. Gjykata është në presion për ta mbajtur në burg klientitn tim”

 

 

Ndërsa sa i takon audiopërgjimit ambiental, avokati i Rrajës u shrpeh se kjo akuzë nuk mund të rëndojë mbi të. Sipas avokatit Ilir Murati, në momëntin që vetë kallëzuesja Xhisiela Maloku paraqitet në Gjykatë dhe kërkon pafajësinë e Rexhep Rrajës atij duhet t’i jepet liria.

 

“Është e vërtetë që Xhisiela e ka bërë tre kallëzime dhe ëhtë një përgjim ambiental me Rexhepin por një gjë e tillë nuk duhet të rëndojë mbi të. Ai duhet të ishte i lirë tani. Qytetarja Xhisiela Maloku paraqitet tre herë në komisariat dhe klienti im u paraqit menjëherë pasi iu kërkua. Klienti im aty është, nuk është larguar. Kur vjen dhe vetë qytetarja në gjykatë dhe thotë që është e pavërtetë çdo gjë, atëherë ai duhet të lirohet. Kjo është e vërteta”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *