Subscribe

Avokati i Popullit i ka hapur rruge plotësimit te dokumentacionit, duke zhbllokuar procesin e ngritjes se organeve te vetingut, proces qe kishte mbetur pezull prej 11 ditësh.

 

Ky institucion ka publikuar thirrjen qe 79 aplikantet qe kane marre vlerësim pozitiv nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, te plotësojnë dokumentacionin e kërkuar nga ligji.

 

“Të gjithë kandidatët aplikante për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, ftohen të plotësojnë këtë dokumentacion brenda një afati 7 ditor, duke filluar nga data 20.03.2017 deri në  datë 27.03.2017, sipas njoftimit përkatës publik të institucionit të Avokatit të Popullit.”

 

Ne 17 shkurt Avokati i Popullit, pasi vlerësoi 192 kandidatet aplikante per organet qe do te realizojnë vetingun, shpalli 29 emrat qe i plotësonin kriteret ligjore.

 

Me pas, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit s’kualifikoi 8 prej tyre, duke e çuar ne 21 numrin e kandidaturave per 27 vende vakante.

 

Por sipas ONM, 79 kandidate te s’kualifikuar kishin thjesht mungesa ne dokumentacion dhe mund te rishikoheshin.

 

Ndërkohe, parlamenti vendosi të mos ketë aplikime te reja per organet e vetingut, por thjesht plotësim dokumentacioni nga kandidatet qe kane aplikuar me herët. Pasditen e se premtes, Avokati i Popullit i dërgoi nje letër shefes se ONM, Genovefa Calavero. Igli Totozani thekson ne letër se kërkon qe te vazhdoje roli monitorues i Operacionit për rivlerësimin kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *