Albin Kurti dhe 46 kandidatë të tjerë për deputetë, të disa subjekteve politike në Kosovë, janë ndaluar nga KQZ që të garojnë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në 14 shkurt.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti është shprehur se nuk ka marrë asnjë njoftim nga KQZ-ja.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, avokati i njohur Tomë Gashi ka deklaruar se kreu i Vetëvendosjes, Kurti ka të drejtën e ankimimit lidhur me vendimin e KQZ-së, në rast se do të ketë një njoftim të tillë.

“Unë mendoj se është ende herët të thuhet se çfarë do të ndodhë. Nëse kështu mendon Këshilli Gjyqësor i Kosovës, dhe nëse këtë e akseton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, atëherë Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të tjerë që mund të jenë shënjestër e këtij vendimi të padrejtë, kanë të drejtë ankese në institucione të tjera deri në Gjykatën Supreme, por pse jo, ta kthejë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *