Subscribe

Avokatet kërkojnë ritme me te shpejta te reformës ne drejtësi, pasi sipas tyre sistemi është bllokuar. Kreu i dhomës se avokatisë Maks Haxhia ve ne dukje se ritmet e ngadalta te reformës po dëmtojnë dhënien e drejtësisë.

 

“Shumë institucione janë inekzistente, janë në kolaps; Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë. Gjykatat e tjera janë nën ndjenjën e, asnjëherë nuk e ndjejnë veten të përhershëm, por të përkohshëm dhe kjo e dëmton shumë realizimin e drejtësisë në të gjitha aspektet.”

 

Haxhia është nder hartuesit e ligjit te ri per avokatinë dhe para deputeteve, sqaroi se ata gjyqtare e prokurore qe nuk kalojnë vetingun, nuk do te mund te bëhen avokate.

 

 “Nuk duam që avokatia të kthehet në një strehë dhe pastaj na rroftë që pastruam gjyqësorin dhe në anën tjetër ngeli avokatia. Ne duam që të mbajmë një profesion dinjitoz.”

 

“Do të qëndroj fort në ato nene që kanë të bëjnë me të, madje do të propozoj edhe masa shtesë.”

 

Ligji i ri per avokatinë eshte pjese e ligjeve qe po ndryshojnë ne kuadër te reformës ne drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *