Një park nënujor i gjithi i dedikuar për të apasionuarit pas zhytjes në thellësi.

Por e vecanta nuk është kjo, e vecanta është se zhytësit do të kenë mundësi të eksplorojnë një avion të madh Boeing 747 të fundosur në Gjirin Persik kohë më parë. Kjo është gjetja e fundit për këtë lloj sporti apo turizmi, quajeni si të doni në Bahrein.

Bëhet fjalë për avionin më të madh në histori që është fundosur.

Avioni Boeing 747 do të jetë pjesë e një parku nënujor 100 mijë metra katrore, ku do të gjejne veten e tyre të gjithë dashamirësit e zhytjes, profesionistë apo amatorë.

Në mesin e atyre që mund të eksplorohen nën ujë në “Pearl merchant’s house” në Bahrein janë gjithashtu edhe dy anijë edhe ato të fundosura.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *