Gjermania njoftoi sot se do të niste procedurat për mbylljen e një hoteli në zemër të Berlinit për t’i privuar Koresë së Veriut, pronare e ndërtesës, burimin e të ardhurave.

 

”Ndërtesa ‘Cityhostel’, një hotel me çmime të ulëta ndodhet disa metra larg monumenteve turistike më të famshme të qendrës së kryeqytetit gjerman, u provua se ishte në pronësi të ambasadës koreano-veriore, që merrte një qira mujore prej 38 000 eurosh”, sqaruan disa media gjermane si e përditshmja ”Suddeutsche Zeitung ” dhe televizioni publik ARD.

 

Duke cituar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB prej nëntorit të kaluar, ku janë parashtruar sanksione të reja për shkak të programit bërthamor koreano-verior, zëdhënësi i diplomacisë gjermane theksoi se përfaqësuesit e Koresë së Veriut jashtë vendit duhet të jenë të kufizuar vetëm te aktivitetet diplomatike dhe konsullore.

 

”Çdo aktivitet tregtar është i ndaluar, ‘Cityhostel’ i Berlinit nuk është një aktivitet diplomatik apo konsullor”, shprehet Martin Schafer, për këtë arsye qeveria gjermane do të mbyllë këtë burim financimi për regjimin koreano-verior sa më shpejt të jetë e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *