Subscribe

Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin mbrëmjen e 30 majit ku u ekzekutuan me armë në një lokal Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Autori kryesor i vrasjes u arrestua në një klinike private në qytetin “Studenti” në Tiranë, aty ku ai po mjekohej prej javësh që nga moment kur u plagos gjatë shkembimit të zjarrit në Kurbin.

Edhe dy mjeket që po trajtonin autorin e këtij krimi të plagosur në këmbë, janë vënë në pranga ndërsa  u shpallën në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje.

Operacioni policor i koduar “Klinika” vuri në pranga  shtetasin me iniciale Eduart L., 30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit Bujar Lika 37 vjeç dhe Paulin Gjergji ,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi  Kreshnik Tushaj, 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *