Të paktën 23 persona , përfshirë tre fëmijë, mbetën të vdekur në një aksident rrugor në Bolivinë qendrore.

 

Një autobus me 33 pasagjerë ra nga shkëmbi 400 metra, duke lënë edhe 13 persona të plagosur.

 

Sipas mediave të huaja, aksidenti u shkaktua nga një manovër e rrezikshme, në përpjekje për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër.

 

Mes të vdekurve janë tre fëmijë , njëri një vjeç dhe dy të tjerët gjashtë vjeç.

 

Ky është aksidenti i tretë me autobus që konsiderohet tragjik në Bolivi në vitin e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *