Protestuesit e mbledhur tek Kryeministria janë shpërndarë nga efektivët e policisë përmes përdorimit të gazit lotsjellës dhe mbërritjes së autobotit me ujë.

Në çastin që protestuesit po afroheshin pranë selisë së qeverisë, policia ka nisur shpërndarjen e tyre.

Si pasojë e ndërhyrjes së efektivëve, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është boshatisur dhe protestuesit janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë.  Ata kanë shkatërruar sinjalistikat rrugore, sikundër vepruan edhe dje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *