Austria do të dhurojë edhe një milion doza vaksinash kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa premtoi mbështetje të plotë për rajonin në rrugën drejt Bashkimit Europian. Lajmin e bëri të ditur kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili pas samitit me udhëheqësit e gjashtë shteteve në Vjenë, mbajti një konferencë së bashku me të dërguarin e posaçëm për dialogun, Mirosloav Lajcak.

 

SEBASTIAN KURZ

KANCELAR AUSTRIAK

“Ne duam  te japim një kontribut si Republikë e Austrisë, andaj kemi vendosur, si qeveri, që të ndajmë një milion doza të vaksinave në vendet e Ballkanit Perëndimor.”

 

 

Ndërkohë përfaqësuesi i BE-së për Prishtinën dhe Beogradin duke i referuar takimit mes dy udheheqësve në Bruksel , tha se edhe pse procesi është i vështirë, të dyja palet jane të gatshme të arrijne një marrëveshje.

 

MIROSLAV LAJCAK

I DERGUARI I BE PËR KOSOVË SERBI

”Besoj që nuk kemi të drejtë të jemi pesimistë, dhe nuk kemi as shkak të jemi pesimistë. Për takimin e parë personal midis liderëve të Serbisë dhe Kosovës do të ishte naive të themi që një takim i tillë ishte i thjeshtë. Fakti që një takim u zhvillua dhe u fol për disa orë dhe ku të dyja palët janë të interesuara për një normalizim të marrëdhënieve dhe që besojnë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e duhur është një shenjë pozitive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *