“Nëse numri i emigrantëve të paligjshëm në kufirin e Austrisë dhe Italisë vazhdon të rritet,do të mbyllim kufirin brenda 24 orëve”.

 

Ky është kërcënimin i ministrit te brendshëm austriak Wolfgang Sobotka. Ai ka kërkuar qe Italia te mos u krijoje mundësinë e lëvizjes se përkohshme emigrantëve, në mënyrë që ata te mos kalojnë në vendet e tjera të BE-së.

 

Sipas ministrit austriak, te gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë, që të mbyllen rrugët detare në Mesdhe e të mos lejojnë anijet e mbushura me refugjate.

 

Sobotka deklaroi se janë marrë të gjitha masat e se Austria është e përgatitur per çdo lloj situate qe mund te krijohet.

 

Ndërkohë, zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë  Mario Giro, ka thënë se nuk është e vërtetë që ka rritje të numrit të emigrantëve në kufi. I ka bere apel Vjenës të ule tonet, sepse po vendos në rrezik raportet mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *