Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alenxander Schallenberg njoftoi se do të heqë kontrollet kufitare me të gjitha vende fqinje, përveç Italisë.

Duke filluar na kjo e enjte, Austria do të heqë të gjitha kontrollet kufitare drejt Gjermanise, Lihtenshtajnit, Zvicres, Sllovakise, Sllovenise, Çekise dhe Hungarise.

Sa i përket Italisë, kufizimet do të vijojnë të mbeten të njëjta.

Gjatë konferencës për shtyp zhvilluar një ditë më parë, Alenxander Schallenberg informoi se të gjithë udhëtarët e këtyre vendeve që do të hyjnë në Austri nuk do t’i nenshtrohen karantines dyjavore apo kontrolleve shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *