Nga dita e premte në disa shtete të Australisë do të hapen të gjitha plazhet dhe do të lejohen edhe vizitat në shtëpi.

Fakti që në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast I ri me Covid 19 në shtetin Uellsi i Ri i Jugut, aty ku bën pjesë edhe Sydney.

Për këtë arsye autoritetet vendosen që të hapin plazhet e famshme të këtyre zonave.

Madje njeri prej tyre “Bondi Beach” kaq shumë I dashur për serfistet është hapur tashmë, edhe pse me disa kufizime shumë të vogla.

Ministri i Shëndetësise Greg Hunt, tha se Australia po e fiton betejen me koronavirusin, ndonëse nuk mund të konsiderohet zyrtarisht një beteje e mbyllur.

Ky shtet ka pasur më shumë së gjysmën e të infektuarve në rang kombëtar deri më tani, mirëpo ditët e fundit numri I të infektuarve të rinj ka qënë minimal. Deri tani Australia numëron 84 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *